“Abuzim dhe ryshfet në zyrat e kadastrës”, Rama: Bashkitë të vendosin prioritete për legalizimin

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 11:38 | Politikë

Puna në sektorin e legalizimeve lë shumë për të dëshiruar. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit me kryetarët e bashkive për përshpejtimin e këtij procesi, teksa shigjetoi zyrat kadastrale për abuzimin me këtë shërbim të qytetarëve. Ai tha se bashkitë do të vendosin prioritete dhe do të përcaktojnë ritmin e planit të punës për legalizimet, në mënyrë që kadastrat të mos kenë monopol zgjidhjen e këtij problemi duke abuzuar nga indiferenca dhe kërkesa për rryshfet.

 “Kemi një ecuri pozitive me ecurinë  e regjistrimit të pronave në Kadastër, për legalizimet nuk mund të thuhet e njëjtat gjë. Për këtë arsye është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces për të zgjidhur legalizimin për qytetarët dhe monitoruar punën në Kadastër që në sektorin e legalizimeve lë shumë për të dëshiruar. Bashkitë do të vendosin prioritete dhe përcaktojnë ritmin e planit të punës . Procesi do të udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar që ju do të krijoni kur ky proces do të duhet të fillojë. Për të krijuar një mekanzëm transparence e llogaridhënie mes palëve. Bashkitë të mos jenë në pamundësi për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve kur ata vijnë tek ju dhe me të drejtë ankohen dhe zyrat e kadastrës të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemet të ciline abuzojnë në shumë raste herë nga indiferenca herë nga paaftësia dhe shpesh nga krimbi i kërkesës për ryshfet. Kjo është e vërteta pavarësiht gjithë progresit të bërë por i pakënaqshëm po të shohim progresin e regjistrimit të pronës”.

Sipas Ramës, bashkitë duhet të vendosin radhë në legalizimin e ndërtesave, pasi është e padrejtë që disa presin me vite e disa e marrin shpejt.

“Përtej faktit që ligji parashikon përfundimin e këtij procesi në 2028 ne për banesat e qytetarëve të këtij vendi duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe të vendoset një rend i qartë i kohës së kërkesave. Kjo është a-ja se është e padrejtë që disa presin prej vitesh dhe disa  e marrin edhe pse janë aplikues të mëvonshëm. Ju keni detyrën kryesore të vendosni radhë dhe sipas radhës të bëhet ajo që është e para; legalizimi i banesave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos