Rama mbledh kryebashkiakët, legalizimet tema kryesore e bisedës

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 10:57 | Politikë

Rama mbledh kryebashkiakët, legalizimet tema kryesore e bisedës

Kryeministri Edi Rama takohet këtë të mërkurë me kryetarët e bashkive në vend. Në mes të sezonit turistik Rama i ka thërritur në kryeministri kryebashkiakët. Në mbledhje pritet të jenë edhe drejtuesit e djathtë lokalë, të cilët nuk kanë refuzuar ftesën.

Sipas njoftimit të vetë Kryeministrisë, takimi do të ketë si temë kryesore përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos