“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, kandidati demokrat: Jemi bërë tabelë qitje

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 21:10 | Politikë

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, kandidati

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.

Kalaja, një prej kandidatëve që ka kërkuar rinumërim, përmendi rastin e Tiranës, që tashmë e mbylli këtë proces, duke thënë se lëvizja e rreth 10 mijë votave në këtë qarku nuk është gabim njerëzor dhe se KAS duhet të verë në lëvizje prokurorinë.

Ai shtoi se në të njëjtën kohë po luhet një lojë e pistë me ata që kanë kërkuar rinumërim, që sipas tij bëhet për principin dhe jo për mandatin.

“Unë kam shkuar për të kërkuar drejtësi në KAS, por ajo që kam gjetur është padrejtësia. Arsyet janë disa. Kam kërkuar këqyrjen e videove, pamjet e dy momenteve, kur janë numëruar subjektet dhe pastaj kandidatët.

Ajo që kam parë është transformimi i votës nga akti i parë tek i dyti. Nëse kam pasur një votë në numërimin e parë, në numërimin e dytë më është prishur vota. KAS nuk mund të përcaktojë që njerëzit kanë gabuar në mënyrë njerëzore.

Këtu dalin nja 10 mijë vota të qarkulluar dhe sipas këtyre është gabim njerëzor? KAS duhet të vejë në lëvizje prokurorinë. Jemi bërë tabelë qitje. Del tani që Ilir Alimehmeti është hajdut votash se ka dalë 130 vota plus”, tha mes të tjerash Kalaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos