5 bashki në zgjedhje të parakohshme, votohet në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik e Tepelenë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2025, 12:48 | Politikë

5 bashki në zgjedhje të parakohshme, votohet në Vlorë,

Këtë të dielë mbahen zgjedhjet në 5 bashki të vendit. 334 mijë e 539 votues do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në pesë bashki: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Gara përcaktohet nga përballja e kandidatëve të Partisë Socialiste me emra kryesisht të pavarur, të mbështetur nga Partia Demokratike dhe opozita.

Në Vlorë, socialistja Brunilda Mersini garon përballë Dionis Sotës, i mbështetur nga PD. Në Berat, kandidati i PS, Ervin Ceca, përballet me Pavlo Shkarpën. Në Cërrik, Florenc Doka i PS sfidohet nga i pavaruri Amarildo Hoxha, si dhe nga një kandidat i tretë, Eligert Hima. Në Mat, socialisti Altin Bojni kandidon përballë të pavarurës Suzana Pasha dhe Eduart Brahilikës, i mbështetur nga PD. Në Tepelenë, Gramoz Sako i PS përballet me kandidatin e pavarur Gabriel Guma, po ashtu i mbështetur nga opozita.

Edhe Tirana ishte pjesë e dekretit të Presidentit të Republikës për të shkuar në zgjedhje këtë 9 nëntor. Por Gjykata Kushtetuese rrëzoi Kryeministrinë për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt dhe Presidentin për datën e zgjedhjeve, duke e rikthyer në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2024, nën akuzë për korrupsion dhe katër vepra të tjera penale, shkruan A2 CNN.

612 punonjës policie do të ruajnë 473 qendrat e votimit, ndërkohë që Policia e Shtetit bën thirrje për denoncimin e çdo rasti që synon tjetërsimin e votës. Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë i shkurtër, vetëm një vit e gjysmë, kohë kur mbahen zgjedhjet vendore në pranverën e vitit 2027. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos