71 qytete si njësi vendore? PS tregon kompetencat e ngjyrën politike të drejtuesit, PD reagon: Pse duhet një “sheriff” në qytet

Nga A2 CNN
1 Gusht 2026, 16:52 | Politikë

15 bashkitë që propozohet nga PS për t'u shkrirë do të humbin të drejtën për të zgjedhur kryetarin, por megjithatë do të vazhdojnë të quhen qytetarë. Reforma territorial nuk parashikon vetëm reduktimin e të zgjedhurve vendor, por krijon katër struktura. 

Rajonet që do të jenë katër të tilla më tej janë 46 bashki të cilat do të kenë në varësi 71 qytete dhe plot 387 njësi administrative. Madje Aldo Merkoçi ekspert i së majtës në këtë reformë për A2CNN shpjegoi kompetencat që do të ketë Qyteti.

Por kush do ta vendosë kryeqytetarin nëse në atë zonë zgjedhësit votojnë kundër partisë që merr shumicën në bashki.

Përtej së majtës demokratët propozojnë 100 bashki dhe gati 380 njësi. Sa i përket vendosjes së strukturës së kryeqytetarit, eksperti i PD Ylli Asllani e krahason me filmat “far west”.

Një tjetër ndryshim që parashikon e majta edhe dhe mbi kompetencat e këshillit Bashkiak që merr të drejtat të ndryshojë emërtimet dhe shtrirjen territoriale të kufijve të njësive por jo më shumë se një herë në 10 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos