Kryeministri Edi Rama ka kritikuar një fëmijë, për notat e ulëta që ai merrte në shkollë.
Mesaduket nota 7 që djali i tha se merrte në shkollë, nuk i pëlqeu kryeministrit, i cili e kritikoi duke i thënë se duhet të mësojë më shumë, pasi sipas tij, vetëm kaq i kërkohet dhe jo të bëjë duart me kallo (teksa krahasoi duart e tij me të një burri të madh në moshë).
Kjo situatë ndodhi në Berat, teksa Rama kishte shkuar për vizitë në kantierin e rrugës Berat-Ballaban, 60 km e gjatë, e cila lidh tre bashki Berat-Përmet-Tepelenë, duke çliruar një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për të gjitha zonat magjepsëse që përshkon.
“Po pse 7 mo vlla, hajde një sekond këtu, hajde. Bjere dorën këtu, shife dorën shife (e krahason me duart e një burri në moshë të madhe). E shef mirë dorën? Ty nuk të kërkohet të bësh duart me kallo, të kërkohet të fusësh këtu në kokë, farët. Të mbjellësh këtu brenda, që të korrësh pastaj dhe të bëhesh i zoti i vetes.
Djal i mirë është ai, por të duhet që të fusësh këtu në kokë sot, që të korrësh pastaj. Unë do të të ndjek ty këmba këmbës. Edhe nuk dua të më thuash më 7, çfarë 7-te mo? Se kokën plot e ke, por nuk e ke ujitur, nuk e ke prashitur. Do të të ndjek këmba këmbës po të them”, i tha mes të tjerash Rama të miturit. (A2 Televizion)