Gjatë komunikimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dhe një pyetje provokuese se “a mundet ta kalojë oqeanin”, një term i përdorur më parë nga kreu i qeverisë ndaj demokratit Berisha përpara se ai të shpallej non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama u shpreh se nuk ka asnjë problem me kalimin e oqeanit, teksa paralajmëroi dhe një surprizë, për të cilën nuk dha më shumë detaje.
“A do e kalosh oqeanin? Unë nuk kam pasur asnjëherë probleme. Dhe të jesh i sigurt që e kaloj sa herë të dua dhe mos u çudit fare kur ta shikosh që jo do e kaloj.. por do ia lë kohës se dua të bëj një surprizë të këndshme ty dhe kënetës”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)