Në konferencë e përbashkët të shtypit në Luksemburg me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE, Edi Rama u shpreh se integrimi për Shqipërinë është ekzistencial.
Ai u shpreh se brenda vitit 2027, Shqipëria synon mbylljen e kapitujve. Rama theksoi se për Shqipërinë anëtarësimi në BE është më shumë se një ambicie politike apo politike, por një zgjedhje ekzistenciale jete.
“Sot jemi sërish këtu për të çelur grupkapitujt e dytë. Nuk munden veçse të shpreh fjalë mirënjohje për presidencën polake, për udhëheqjen e saj të qëndrueshme dhe për ta çuar përpara këtë proces. Jemi po kaq mirënjohës ndaj shteteve të tjera të BE-së për ta çuar përpara këtë proces pa pengesa, e cila duket e pabesueshme nga ne duke pasur parasysh për nga vijmë. Marta Kos u bë kampione e vendit të saj dhe tashmë është bërë kronometri i vendeve tona, që çdo lëvisje të na çojë përpara me disiplinë. Kemi rënë dakord për një agjendë mjaft ambicioze.
Po presim me padurim që brenda vitit 2027, të gjithë grupkapitujt, jo vetëm të jenë çelur, por edhe të jenë mbyllur. Është vërtetë super ambicioze, por jemi këtu për të rikonfirmuar vendosshmërinë tonë dhe pasionin për të arritur këtë objektiv. Jam i sigurt që të dy miqtë e mi të dashur, për Shqipërinë anëtarësimi në BE është më shumë se një ambicie politike apo politike, por një zgjedhje ekzistenciale jete. E dimë shumë mirë dhe e kemi mësuar se liritë tona individuale”, tha Rama.
Shqipëria hap një tjetër grupkapitull me BE, Sikorski: Jetik për integrimin ekonomik
Shqipëria ka hapur këtë të hënë grupkapitullin e dytë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Konferenca e katërt ndërqeveritare u zhvillua në orën 18:00 dhe u drejtua nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosłaë Sikorsi, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerim Marta Kos.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Radosłaë Sikorski theksoi se kapitujt që hapëm sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë.
“Ambicia e presidencës polake për zgjerimin ka qenë diçka që kemi punuar pareshtur krah për krah me komisionin. Kapituj që hapëm sot janë jetikë për integrimin ekonomik në tregun ebrendhsmë të be. Mbulojnë fusha kyçe ekonomike. reformat do cojnë në ëprputhshëmri ekonomike me BE, do të rrisin mundësi tregtare dhe do ta bëjnë shqiëprinë më tërheqëse për investimet”, theksoi ai.
Grupkapitulli i dytë i negociatave i hapur sot është “Tregu i Brendshëm” dhe përmban;
- Kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave)
- Kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve)
- Kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime)
- Kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit)
- Kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare
- Kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale)
- Kapitulli 8 (Politika e konkurrencës)
- Kapitulli 9 (Shërbimet Financiare
- Kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
Kujtojmë që në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë. (A2 Televizion)