A u vodh në numërim? KQZ nis verifikimin, do të hapen 500 kuti

Nga Ervin Koçi
6 Nëntor 2023, 12:47 | Politikë

Mbi 500 kuti të vendoreve te 14 majit po rinumërohen nga Komisioni Qendrori Zgjedhjeve. Verifikimi pas zgjedhor ka futur ne filtër tabelën e rezultateve për të parë nëse komisionerët e partive kanë numëruar drejtë vullnetin e shqiptarëve.

Procesi i nisur në KQZ pritet të zgjasë për disa ditë ku fletë pas flete do të bëhet rinumërimi i 10% të kutive të votimit të përdorura në 14 maj e në zgjedhjet e pjesshme të Kukësit.

Këto kuti janë testi i radhës për kredibilitetin e zgjedhjeve vendore të 14 majit, proces të cilin opozita e ka konsideruar si masakër zgjedhore. Por pavarësisht nëse provohen apo jo këto pretendime të paktën sa i takon numërimit të votave, asgjë nuk ndikon më në rezultat.

Çfarë mund të ndodhë është një ndikim tek rekomandimet që KQZ mund të dërgojë për rregullimin e administrimit të procesit zgjedhor.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos