Aktorja Delinda Disha kandidon për Bashkinë e Tepelenës

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 11:40 | Politikë

Aktorja Delinda Disha kandidon për Bashkinë e Tepelenës

Aktorja Delinda Disha ka njoftuar se do të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tepelenës në zgjedhjet e 9 nëntorit, shkruan A2 CNN.

“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi Disha në një postim në Instagram Story.

Ajo bëhet kështu kandidatja e dytë nga fusha e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet pjesshme vendore, pas Florian Binajt që kandidon për Bashkinë e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos