Apeli i Donald Trump që autoritetet amerikane të ngrenë akuza për organizatë kriminale ndaj George Soros dhe të birit, u përshëndetën në Shqipëri nga Sali Berisha që e cilësoi një akt historik.
Kryedemokrati theksoi se ka vite që denoncon publikisht aktivitetin e Soros.
Me aktivitetin e vet në Shqipëri – pohon Berisha – Soros ka shkatërruar rendin demokratik.
Sipas kryedemokratit, lidhjet e familjes Soros shkojnë deri në trafik ndërkombëtar të narkotikëve, rast për të cilin Berisha përmend Kryeministrin e vendit, Edi Ramën.
Për të gjitha këto, apeli i kryedemokratit është që FBI të hetojë aktivitetin e Soros në Shqipëri, ndërsa kërkoi një gjyq ndërkombëtar ndaj miliarderit amerikan. (A2 Televizion)