Akuzat ndaj Agaçit, Rama: Ka probleme të rënda shëndetësore

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2025, 12:22 | Politikë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje në Facebook, deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, ndodhet në Itali për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.

“Kam nevojë të ndaj diçka revoltuese me ju. “Këneta” është përballë një thatësire të madhe dhe kjo është shumë e qartë. Maji do të jetë përvëlues për të dhe “bufi i kënetës” politike e mediatike e di këtë më mirë sesa kushdo tjetër”, nisi fjalën e tij kreu i qeverisë.

“Prej ditësh, “këneta” ka “marrë peng” Ëngjëll Agaçin. Ka marrë peng, gruan, vajzën e tij, nënën e tij, familjen e të afërmit e tij, me ferman të “bufit” që e shpalli Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë një person në arrati nga drejtësia. Me tam-tamet e mushkonjave të “kënetës” që hodhën helmin e marrjes së laptopit të sekretarit. Agaçi u nis para disa kohësh në Itali për arsye të forta shëndetësore. Kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes si pasojë e një bllokimi të artierieve koronare u operua në zemër e më pas pati dalje të mushkërive nga funksioni, gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar. Pas një periudhe shumë të vështirë në reanimacion, ai vazhdon të jetë nën mbikqyrjen e mjekëve italianë për të rehabilituar mushkëritë e dëmtuara rëndë. I sëmuri që lufton për jetën andej është bërë mish për qoftet e natës këtu, vetëm se vetëm se hyri në gojën e “bufit”. Kurrë mos e votofshin PS-në ata që nuk na duan, por çfarë shqiptarësh e njerëzish janë që akoma mbajnë në jetën politike të vendit një karikaturë njeriu. Është e pabesueshme që mes “kënetës së bufit” dhe Shqipërisë në BE të zgjedhësh “kënetën”. Mëkat i madh”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos