Deputeti Enkelejd Alibeaj, njëkohësisht drejtues i partisë ‘Djathtas 1912’, pjesë e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, ka denoncuar një postim në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, ku bëhet fushatë për numrin 5 dhe PS.
Teksa ka postuar fotografinë e kapur nga faqja e Kuvendit, Alibeaj shkruan se organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve, është hedhur në fushatë.
Ai vijon më tej duke shkruar se kjo fotografi që kishte postuar Kuvendi është vepër e pastër penale dhe dënohet me ligj, shkruan A2 CNN.
“Kuvendi i Shqipërisë, bën fushatë për numrin 5 ????! Dmth organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve është hedhur në fushatë! Kjo është VEPËR PENALE e pastër!”, ka shkruar Alibeaj.
Po ashtu, Alibeaj ka bërë edhe një denoncim në faqen zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për këtë çështje.
"Sapo bëra denoncim në faqjen zyrtare të KQZ për shkeljen ligjore të Kuvendit të Shqipërisë!
Provat
Pres që KQZ, si edhe unë apo shumë të tjerë, ta kenë dokumentuar shkeljen ligjore, dhe të ndërmarrë procesin ndëshkimor dhe referimin penal në SPAK ose në Prokurorinë e zakonshme!", ka shkruar Alibeaj. (A2 Televizion)