Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK, PD i kërkon llogari Prokurorisë së Posaçme përmes një shkrese

Nga A2 CNN
2 Prill 2025, 13:06 | Politikë

Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK, PD i kërkon llogari Prokurorisë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lajmëruar më herët se gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit do të ketë në monitorim edhe krimet zgjedhore.

Ndërkohë Partia Demokratike i ka dërguar SPAK një shkresë zyrtare në lidhje me hetimin e këtyre kundra-vajtjeve ligjore, ku ka kërkuar edhe sqarime të mëtejshme nga Prokuroria.

Në shkresën e drejtuar nga drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri, ky i fundit shprehet se tashmë kanë kaluar dy muaj nga ngritja e task forcës së dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor dhe ende nuk ka rezultate konkrete.

Po ashtu, përmes kësaj shkrese kërkohet informacion në lidhje me numrin e hetimeve që SPAK ka nisur për krimet zgjedhore nga janari i vitit 2025 e deri më sot, shkruan A2 CNN.

PD kërkoi edhe informacion në lidhje me sasinë e hetimeve që janë nisur me iniciativën e prokurorisë dhe sa të tjera janë nisur si rrjedhojë e denoncimeve apo kallëzimeve.

Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK, PD i kërkon llogari Prokurorisë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos