Alizoti zbulon pritshmëritë nga Elbasani për 11 majin: Zemërimi popullor më bind

Nga A2 CNN
4 Maj 2025, 21:40 | Politikë

Alizoti zbulon pritshmëritë nga Elbasani për 11 majin:

Një javë nga 11 maji, Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, zbuloi pritshmëritë e tij nga qarku që drejton.

“Pritshmëria ime e vetme dhe shpresa ime e vetme është zemërimi popullor që unë takoj te njerëzit dhe tejngopja e madhe, e cila nuk ka të bëjë fare nëse janë të PD-së apo të PS-së. Unë kam një mikpritje shumë të ngrohtë nga njerëzit pasi ata e perceptojnë se unë jam një njeri i ndershëm. Njerëzit e dinë se kush është secili. Unë shpresoj te fryma e madhe shoqërore që mund të reagojë. Nuk ka ndodhur në Shqipëri që i pari i vendit të bredhë nga veriu në jug dhe vetëm të shajë njerëzit.

Rama i quan njerëzit “çyryk”. Nëse je budalla, të duken të gjithë budallenj. Kjo është baza e teorisë së njohjes. Duke qenë vet ashtu, i quan njerëzit çyryk”, tha Alizoti.

“Ma thanë troç!” Tomor Alizoti zbardh ekskluzivisht në “Off the Record” bisedën me përfaqësuesit e OSBE për shit-blerjen e votave

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, deklaroi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se përfaqësues të OSBE i kanë pranuar privatisht shqetësimet për shit-blerjen e votës në Shqipëri. “Më kanë thënë: Ne të besojmë. E dimë që situata është keq, por në fund bëjmë vetëm një raport. Nuk mund ta ndalojmë procesin”, tha Alizoti.

Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë para zgjedhjeve dhe jo pasi "maskarada" ka ndodhur.

“Nuk mund të përfundojmë gjithmonë nga një teatër në një tjetër. Pushteti po kap çdo institucion, ndërsa opozita përballet me një sistem të mbyllur”, tha ai.

Alizoti theksoi se denoncimet për shit-blerje vote nuk mund të mbeten në letra dhe raportime diplomatike, por duhet të shoqërohen me ndërhyrje reale për të mbrojtur demokracinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos