Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fatjon Semanjaku është shoqëruar në komisariatin e policisë Fier disa minuta më parë, pasi ka kundërshtuar policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolë në qendër të qytetit.
Për të evituar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë policia, e cila e ka shoqëruar deri në komisariat dhe më pas e ka lënë të lirë.
Ndërkohë, PD-ja këtë e ka cilësuar ndalim me urdhër politik sepse po bënte fushatë. “Policia e Fierit me urdhër politik të Belinda Ballukut, ka shoqëruar në Komisariat, Kandidatin e Partisë Demokratike Fatjon Semanjaku, pse bënte fushatë dhe shpërndante fletushka në shesh”, tha Gazment Bardhi. (A2 Televizion)