“Bufit i është zhdukur Latifi, magjia nuk po bën punë!” Rama: Kjo është dinamika e opozitës pas zgjedhjeve

Nga A2 CNN
4 Maj 2025, 18:12 | Politikë

“Bufit i është zhdukur Latifi, magjia nuk po bën

Një javë para zgjedhjeve të 11 majit, Kryeministri Edi Rama ndaloi në Lezhë, ku vijoi fushatën me sulme dhe ironi ndaj opozitës.

Rama bëri një krahasim ironik mes reperit Noizy dhe Sali Berishës, duke thënë: “Tani pse bufi merret me Lamborghinin e Noizyt kjo është temë tjetër. Noizy ka bërë shumë albume, është këngëtar. Po bufi çfarë kënge ka bërë që mori 6 milionë dhe i nisi në Amerikë për të hequr matrikullimin? Latifi i mori gjithë ato lekë dhe tani nuk dihet nga është.”

“Latifi i mori gjithë ato lekë dhe tani Latifi nuk dihet nga është. Magjia nuk po funksionon. Bufi ka filluar historinë që po afrohen vjedhjet jo zgjedhjet”, tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij, kryeministri u përqendrua te retorika e parashikuar e opozitës pas zgjedhjeve, sipas tij. “Në 11 në darkë do të thotë fitorja më madhështore e kënetës. Në 12 do të dalë dikush tjetër fitorja është në kuti, ruajeni. Në 12 në darkë nuk do të dalë njeri. Në 13 do të dalë bufi dhe do të thotë vjedhja më madhështore në historinë e Shqipërisë. Kjo është dinamika që do të zhvillohet”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos