"Altin Dumani ka shkuar në SHBA për dasmë", Koka: Ka foto, ky është i vetmi informacion që kemi

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 22:28 | Politikë

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, deklaroi se Altin Dumani ka pasur një takim në kuadër të nivelit politik në SHBA.

“Zoti Dumani është takuar me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Euroazinë. Ky zotëria është i ri në DASH dhe ka takuar dy herë zonjën Vjosa Osmani, një herë zotin Albin Kurti dhe Dumani është i pari zyrtar shqiptar. Çfarë presim nga ky takim? Më bën përshtypje që nuk kemi njoftim të SPAK-ut”, tha Koka.

“I vetmi informacion dhe e vetmja foto që ne kemi rreth vizitës së zotit Dumani është në fakt pjesëmarrja e tij në një dasmë. Dasmë familjare. Nuk ka asgjë të keqe, mund të ketë qenë një rrugë e dy punë. Është normale që të shkosh në Amerikë, të takosh zyrtarë të lartë dhe të shkosh në një dasmë familjare”, shtoi Koka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos