Ambasadorja e re e BE takon ministrin Gogu: Besimi te drejtësia është thelbësor për të ardhmen europiane të Shqipërisë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2026, 18:24 | Politikë

Ambasadorja e re e BE takon ministrin Gogu: Besimi te drejtësia

"Besimi i qytetarëve te sistemi i drejtësisë është thelbësor për të ardhmen europiane të Shqipërisë".

Këtë mesazh e ndau sot ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, pas takimit që zhvilloi me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja bëri të ditur se diskutoi për vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe për përqendrimin te prioritetet e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, shkruan A2.

“Besimi i publikut te sistemi i drejtësisë është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Takim i mirë sot me Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, ku diskutuam rëndësinë e zbatimit të qëndrueshëm të reformës në drejtësi dhe nevojën për t’u përqendruar te prioritetet e anëtarësimit në BE. Në pritje të punojmë së bashku për të mbështetur progresin e mëtejshëm”, shkruan Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos