“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

Nga Xhevahir Qardaku
18 Shtator 2026, 18:05 | Politikë

Bashkimi Europian i jep një ‘shuplakë’ të fortë politike Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Një zëdhënëse konfirmoi në Bruksel se presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë turneut të saj në Ballkan do t’i anashkalojë ato destinacione, duke vizituar vetëm Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mund të konfirmojmë gjithashtu vizitën e ardhshme të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nga 30 shtatori deri më 2 tetor. Ky do të jetë viti i gjashtë rresht që presidentja viziton rajonin. Siç tha edhe presidentja në samitin BE-Ballkani Perëndimor, në qershor, Unioni ynë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja pse, gjatë takimeve të saj, ajo do të përqendrohet te hapat e ardhshëm në rrugën e partnerëve tanë drejt BE-së, si dhe te përparimi i vazhdueshëm i integrimit gradual, të mbështetur nga plani ynë i rritjes për Ballkanin Perëndimor. Gjatë kësaj vizite, presidentja von der Leyen do të vizitojë Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin. Atje, ajo do të takohet me kryetarët e shteteve dhe kryeministrat, si dhe do të vizitojë projekte të financuara nga BE. Në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe të përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, presidentja synon t’i vizitojë këto vende në një datë të mëvonshme”, u shpreh Arianna Podesta, zëdhënëse e Komisionit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos