Referendumi për Sali Berishën, mbyllet procesi i zgjedhjeve për kryetarin e PD

Nga A2 CNN
23 Maj 2026, 19:09 | Politikë

Referendumi për Sali Berishën, mbyllet procesi i zgjedhjeve për

Është mbyllur në orën 19:00 procesi i votimit në referendumin për zgjedhjen e kreut të selisë blu.

Kujtojmë që procesi ishte parashikuar të mbyllej në orën 18:00, por u vendos që votimi të shtyhej me një orë.

Procesi nisi në orën 08.00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave në të gjitha degët e PD-së në vend.

Në garë është vetëm kryedemokrati  Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë. Në disa nga degët e PD-së është mbyllur procesi i numërimit, ndërkohë që vijon në degët më të mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora.

 

REZULTATET

Dega e PD Korçë

Nga 4721 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 435 anëtarë. Nga këto, 392 kanë votuar PRO Sali Berishës, 18 kundër dhe 7 prej tyre kanë abstenuar. 18 vota kanë dalë të pavlefshme.

Dega e PD Gramsh

Kanë votuar 248 persona, 215 pro dhe 22 kundër, 3 abstenim.

Dega e PD Gjirokastër 

Kanë rezultuar 270 vota pro, 11 kundër, 5 abstenim dhe 5 të pavlefshme.

Pustec

Në kutinë e Pustecit nga 66 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 15, 14 prej të cilëve pro dhe 1 Kundër

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos