Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 09:57 | Politikë

Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla thekson se shumica e qytetarëve shqiptarë dhe vlonjatë e mbështesin projektin në Vlorë.

Balla ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga diskutimet të zhvilluara dje me të rinj, ku thotë se ndahu mendime për integrimin, rolin e zgjedhjeve në demokraci.

Kreu i grupit parlamentar të PS po ashtu vë në dukje se janë mbi 3 milionë shqiptarë që s’kanë dalë në protestë dhe që duhet të dëgjohen e përfaqësohen, raporton A2CNN.

Shumica e qytetarëve shqiptarë, qoftë në Shqipëri, qoftë në diasporë, e mbështesin projektin në Vlorë. Madje gjëja më e bukur është që Vlonjatët e mbështesin, edhe shumica e vlonjatëve e mbështet. Se dikush thotë, zëri i protestuesve duhet dëgjuar. Mënyra se si dëgjohen njerëzit janë zgjedhjet. Pra në demokraci, zgjedhjet janë mënyra e dëgjimit të njerëzve. Zgjidhesh për një mandat 4-vjeçar, ke mbështetjen e popullit, duke punuar me bindjen që në fund të 4 viteve do bësh prapë provimin dhe pastaj do kërkosh prapë mbështetje. Të thuash kanë dalë 1 mijë vetë, 2 mijë, 5 mijë, 7 mijë, 10 mijë, dakord dakord, por ka 3 milionë e kusur të tjerë që s’kanë dalë, si do dëgjohen apo përfaqësohen”, shprehet Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos