Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, iu drejtua punonjësve të policisë, duke u thënë se protesta po bëhej edhe për ata.
“Kemi dalë për të protestuar kundër krimit të organizuar. Kemi dalë edhe për punonjësit e policisë që punojnë çdo ditë duke rrezikuar jetën në luftë me krimin e organizuar, edhe pse shiten interesat e tyre nga shefat e komanduar nga krimi i organizuar. Kemi dalë për policët e ndershëm. Ti pse e zhurmon zërin tonë të protestës? Na e thuaj çfarë je ti që zhurmon me megafon zërin tonë të protestës? Sa ke kohë pa tu rrit rroga, zotëri? Pse nuk proteston? Sa të kanë shkuar çmimet e ushqimeve që i çon fëmijëve në shtëpi? Pse nuk proteston? Jemi këtu edhe për ty”, i tha Bardhi njërit prej punonjësve të policisë.
“Duhet të jeni krah nesh, zbatoni ligjin dhe jo urdhrat e paligjshëm të krimit të organizuar”, shtoi kreu i grupit parlamentar demokrat. (A2 Televizion)