Bardhi paralajmëron presidentin Begaj: Të rrijë larg fushatës së PS, mos të shitet për dy vila

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 11:33 | Politikë

Presidenti të qëndrojë larg fushatës zgjedhore e të mos shitet për të marrë leje për të ndërtuar dy vila për djemtë e tij. Është ky paralajmërimi i kreut të grupit parlamentar demokrat gazment Bardhi për kreun e shtetit. Nga salla e Kuvendit ai akuzoi kreun e shtetit se po bën fushatë ëpr Partinë Socialiste duke shkuar në çdo qark të vendit.

“Presidenti nuk gëzon respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i Ramës. Presidenti kur shkon vizita qark më qark nuk duhet të ketë në krah vetëm përfaqësues të krimit të organizuar. Ka qene në Berat dhe kishte në krah drejtuesin e PS. Edhe në Lushnje kishte përfaqësues të PS. Presidenti të qëndrojë larg fushatës zgjedhore e të mos shitet për të marrë leje për të ndërtuar dy vila për djemtë e tij. Se Rama ia jep por opozita ia nxjerr nga hundët. Ky është paralajmërimi im sot për presidentin”, u shpreh Bardhi.

Ai i bëri thirrje edhe Ministrit të Jashtëm që të ndalë pjesëmarrjen e ambasadorëve në fushatat zgjedhore të PS.

“Të ndalë fushatën e ambasadorëve në fushata zgjedhore të PS. Edhe në Selanik ambasadorja e RSH në Greqi ishte në aktivitet ku kryeministri fyente opozitën dhe kërkonte vota për PS. E kanë të ndaluar me ligj”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos