“Recidivist dhe gënjeshtar”, Ministri i Brendshëm përplaset me Bardhin në Kuvend

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 11:29 | Politikë

Është shoqëruar nga përplasje verbale seanca e sotme parlamentare mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Bardhi ka akuzuar ministrin si të lidhur me bandat dhe sipas tij solli policinë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ju guxuat sollët Policinë e Shtetit me urdhër të një ushtari të bandave në Kuvendin e Shqipërisë dhe i thoni gjykatave që nuk paskan të drejtë të hyjnë te veprimtaria e Kuvendit. Zotëria ushtar i bandave të Durrësit (ministri i brendshëm) detyroi Policinë e Shtetit që nuk ka ndodhur kurrë në  34 vite që të referojë në prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e tyre parlamentare. Ç’punë ka policia e Ilir Prodës me deputetët e opozitës dhe çfarë bëjnë në sallë deputet e opozitës ndërkohë që gjykatat nuk paskan punë me çfarë bën mister veza. E kuptoni ku qëndron logjika juaj?, u shpreh Bardhi.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Brendshëm, i cili e quajti Bardhin recidivist, përsëritës dhe gënjeshtar.

“Zoti Bardhi e kam me ju. I nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psikokriminale që kam për shkak të detyrës, ti hyn te njerëzit recidivistë, përsëritës gënjeshtarë. E dyta që ti gënjen dhe akuzon dhe pastaj i beson atyre që akuzon kjo është e vërtetë. policia ka bërë detyrën nuk ka hyrë në kuvend turma që drejtohej nga ty po sillej drejt institucioneve kushtetuese. policia ishte në detyrë dhe mbrojti kuvendin". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos