“Stop dënimit politik!” Dashnor Sula me pranga në duar nis protestën e opozitës

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 10:07 | Politikë

Ndërsa këtë të enjte do të mbahet seanca në Kuvend, opozita e ka nisur protestën me anë të deputetit të saj Dashnor Sula.

Deputeti i PD-së është paraqitur në hyrje të kuvendit me një banderolë të ngjitur në trup ku shkruhet: Stop dënimit politik! Ndërkohë, Sula mbante në dorë pranga.

Që prej djegies së karrigeve të Kuvendit, opozita vijon protestat çdo herë që mbahet seanca në Kuvend me deputetët e përjashtuar, të cilët këtë seancë i janë rikthyer normalitetit, ku po diskutohet buxheti.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos