"Dorëhiqu", Gazment Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Je përfaqësuese e krimit të organizuar

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 10:25 | Politikë

Deputetët e opozitës u rikthyen këtë të enjte në seancën e Kuvendit ku do diskutohet buxheti, ndërsa seanca nisi menjëherë me tensione.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij iu drejtua kryetares së parlamentit Elisa Spiropalit, duke i thënë se duhet të japë dorëheqjen.

Bardhi tha se Spiropali është përfaqësuese e krimit të organizuar. Sipas tij, ajo dhe mazhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.

"Ju duhet të jepni dorëheqje, pasi keni penguar opozitën pa ligj e rregullore, që mos marrë pjesë në seancat plenare. Kjo në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me rregulloren, iu keni vënë deputetëve të opozitës forcat speciale të policisë.  Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp", tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos