Florian Haçkaj, një nga 3 emrat e lakuar së fundmi që mund të jetë përballë Ogerta Manastirliut në garën për Bashkinë e Tiranës, duket se tashmë ka nisur dhe fushatën elektorale.
Haçkaj ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregohet një kabinë elektrike e lidhur me tel nga kalimtarët, duke akuzuar bashkinë se nuk është në krye të detyrës dhe po rrezikon jetën e qytetarëve.
“Bashkia nuk është në shërbim të qytetarëve. Këtu është kafja me njerëz. Këtu ku luajnë fëmijët. Këtu lexohet rrezik vdekje. Këta janë vrasës”, dëgjohet Haçkaj të thotë në video. (A2 Televizion)