Kritika ka lëshuar kryeministri Edi Rama ndaj kryebashkiakëve edhe në lidhje me krijimin e ndërmarrjeve fitimprurëse nëpër bashkitë e vendit.
Kreu i qeverisë u shpreh se me reformën e re territoriale, bashkia duhet të mendojnë edhe për jetën e fshatit si sipërmarrëse dhe jo vetëm për shtrim rrugësh, pastrim kanalesh etj.
Rama shtoi se bashkitë duhet bëhen bashkë me fermerët për të krijuar p.sh. linja prodhimi dhe të shfrytëzojnë linjën e kredisë së BSH, 250 mln euro.
“Është problemi i qasjes lekë nga buxheti, rroga dhe investime. Ende nuk po krijohen ndërmarrjet fitimprurëse të bashkive. Ka disa tentativa, por janë të pamjaftueshme. Bashkitë duhet të jenë pjesë e jetës së fshatit si sipërmarrëse. Bashkitë jashtë janë pjesë e strukturave të grumbullimit, përpunimit, linjave të transportit.
Kemi një instrument ku patjetër bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë e tyre që është linja e kredisë së BSH, 250 mln euro, ku bashkitë duhet të jetë udhëheqëse dhe të bëjë bashkë fermerët për të bërë një linjë p.sh. për vajin e ullirit. Duke qenë bashkia pjesë, bëhet më e lehtë për bankat që të mbështesin fermerët. Kështu ka mundësi dhe qeveria që të futet dhe të rrisë mbështetjen. Kush do t’ua bëjë të lehtë fermerëve për të bërë projektin për të marrë fonde nga AZHBR?
Departamentet e bujqësisë në bashki janë qesharake, komike. Nuk ka njerëz që merren me tokët dhe për të cilët ka respekt. Duhet bërë një angazhim i madh në këtë, pasi kemi dhe mundësinë e instrumentit të financimeve. Kush do ta aktivizojë Paketën e Maleve? Mosbesimi i shumë njerëzve që janë jashtë? “ tha Rama. (A2 Televizion)