“Bota Serbe”, Spiropali: Ide e rrezikshme për rajonin

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 23:26 | Politikë

“Bota Serbe”, Spiropali: Ide e rrezikshme për rajonin

“Lidhur me nismën "Bota Serbe" të Presidentit Aleksandar Vuçiç, dua të deklaroj se çdo hap që shikon prapa, që përmend retorikën e së kaluarës, mund të na shqetësojë dhe tingëllon shqetësuese si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë”.

Këtë e deklaroi Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga mediat bullgare, nëse nisma "Bota Serbe" paraqet problem sigurie për Shqipërinë dhe Ballkanin.

“Është në interesin tonë të arrijmë përparim në negociatat dypalëshe për njohje reciproke midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe përparim dhe hapje të rrugës që Kosova të ecë përpara, të ruajë paqen në Ballkan dhe të sigurojë stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, theksoi gjithashtu Spiropali, shkruan A2.

Ajo deklaroi se Tirana dëshiron ta ndihmojë Prishtinën të bëhet anëtare e NATO-s dhe t’i bashkohet Aleancës, si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare sa më shpejt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos