Bashkimi Europian mund t’i sjellë vendet kandidate në BE dhe jo SHBA. Kështu u shpreh Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin në konferencën e Mynihut në panelin me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk. Në fjalën e saj Kos theksoi se sot BE e ka fokusin te siguria dhe paqja në një kohë ku sipas saj kërcënohet nga forca të jashtme, raporton A2 CNN.
“Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo që po bën SHBA, por nga gjeopolitika, kemi situatë të veçantë kemi forca të jashtme që na përçajnë dhe duan të na shohin të dështojmë. Bashkimi i Europës po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm. Kur vendi im u bë anëtar e pamë me syzet ekonomike. BE u krijua për paqe, liri, siguri e prosperitet. Tani kthehemi te siguria dhe paqja. Zgjerimi mund të jetë elementi më i rëndësishëm i garancisë së sigurisë. Ka një arsye pse vendet duan të bëhen pjesë e BE dhe jo e SHBA. Ka prirje nga veriu i Europës dhe vende që janë në zonën ekonomike europiane që të kthehen”.
Sipas komisioneres, BE po punon me ritme më të shpejta për të përmbyllur deri në vitin 2027 anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të zi, por theksoi se duhet edhe vullneti politik i shteteve anëtare.
“Po punojmë dy-tre herë më shpejt seç punohet në BE. Na duhet të bëjmë dallime mes çështjeve teknike e politike. Për çështjet teknike mbyllim në 2026 -2027 me malin e zi e Shqipërinë, për pjesën politike se asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa vullnetin e shteteve anëtare duhet të flasim me shtetet anëtare. Duhet vërtet të flasim me shtete anëtare për atë çka mund të bëjmë. Është ajo e bazuar në meritë, pjesa teknike, por edhe gjeopolitika luan një rol të rëndësishëm. Disa njerëz shohin mospërputhje midis procesit të bazuar në meritë dhe gjeopolitikës apo midis vlerave dhe procesit ekonomik. Në këndvështrimin tim mund të bëjmë shumë më tepër nëse e marrin seriozisht këtë situatë. BE mund t’i sjellë vendet kandidate në BE dhe jo SHBA”. (A2 Televizion)