Sazani mbetet pronë e Shqipërisë, ministri Vëngu: Çfarë nuk dinë qytetarët për investimin strategjik?

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2025, 23:06 | Politikë

Sazani mbetet pronë e Shqipërisë, ministri Vëngu:

Zhvillimi i investimit strategjik në ishullin e Sazanit nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jared Kushner, ishte pjesë e intervistës mes ministrit të Mbrojtjes Vëngu dhe gazetarit Andrea Danglli.

Pirro Vëngu shpjegoi se Sazani mbetet pronë e shtetit, i cili në këtë investim do të jetë dhe aksionerë. Ministri zbuloi gjithashtu dhe investimet që po bëhen në Pashaliman.

“Sazani mbetet pronë e shtetit shqiptar. Ne kemi lejuar një investim strategjik për zhvillimin e zonës. Nuk kemi tjetërsim të Sazanit. Sazani ka shërbyer për vite në një vend të mbyllur në një vend që mendonte se do ta sulmonin të gjithë të mëdhenj e të vegjël., dhe në një 30 vite nuk e ka shijuar asnjë shqiptar. Po kthehet në tokë normale në dispozicion të zhvillimit turistik të vendit dhe pak njerëz e dinë që shteti do të jetë pjesë si aksionerë në atë investim.

Ne po investojmë në Pashaliman dhe kantierin e tij dhe aty të ketë përsëri aktivitet prodhues, pasi strategjia e qeverisë është që me aeroportin, Pashalimanin dhe prodhimin ushtarak dhe turizmin të kemi dy shtylla ekonomike për Vlorën që zhvillohet”, tha Vëngu në “Off the Record”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos