“Dikur e binte gjoksit se e kishte bërë ai, tani vjell vrer”, Peka: As Berisha e as Meta nuk kishin akuzë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2025, 21:21 | Politikë

“Dikur e binte gjoksit se e kishte bërë ai, tani vjell

Demokrati Aveni Peka ka komentuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj SPAK pas arrestimit të kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Pekës, 10 ditë më parë Rama mburrej se e kishte krijuar ai SPAK dhe më pas ai ndërroi retorikë.

“Para 10 ditësh mburrej që SPAK e kishte bërë ai dhe PS dhe tani vjell vrer si bëhen arrestimet, si përgjohen telefonat. Edhe për Berishën nuk kishte akuzë, ishte në hetim. Edhe ish-presidenti kur u tërhoq zvarrë. Nuk ngriti probleme atëherë edhe përse i ka ditur. Këto më ngjajnë më shumë si intriga pallati. Nuk mund të dalë për një gjë që krijoi vetë, e përdori kundër kundërshtarëve”, tha Peka në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos