Kadilli: Opozita u kompleksua nga reforma në drejtësi, duhet ta kishte aleat SPAK-un

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2025, 21:32 | Politikë

Kadilli: Opozita u kompleksua nga reforma në drejtësi, duhet ta kishte

Një analizë ndryshe ka bërë Fatbardh Kadilli në “Of the Record” në lidhje me arrestimin e Erion Veliajt dhe ecurinë e punës së Strukturës së Posaçme Anti Korrupsioni.

Teksa e cilëson vendosjen e kryebashkiakut të Tiranës pas hekurave si goditjen më të fortë të SPAK, Kadilli shpjegon se reagimi i Ramës erdhi si pasojë sepse Veliaj ishte projektuar si trashëgimtari i tij.

Kritika pati Kadilli dhe për opozitën e cila sipas tij u kompleksua nga reforma në drejtësi. Ai këshillon drejtuesit e saj që të heqin dorë nga thirrjet për zhbërjen e SPAK, pasi ajo mbështetet nga 70% e shqiptarëve.

“Arrestimi i Erion Veliajt është ngjarja më e fortë e SPAK. Nuk krahasohet me Berishën dhe Metën pasi ata nuk ishin në detyrë. Asnjë nga ministrat e tjerë apo kryetarëve të bashkive nuk është arrestuar në zyrë. Ahmetaj qe një lojtar i fuqishëm, teksa Veliaj projektohej si trashëgimtari. Shumë drejtorë ishin linja e tij politike. Kjo e ka nxjerrë Ramën nga kuadrati i qelqtë. Laku i sistemit të drejtësisë po shtrëngohet. Goditja arriti në nivelin më të lartë dhe kështu Rama doli nga balanca e tij. Opozita u kompleksua nga reforma në drejtësi. Nuk e kuptoi që ishte aleati i vetëm kjo reformë. Ndodhi në çdo vend. Këto ishin shenja që reforma në drejtësi vjen nga jashtë. Berisha vijon thotë do e zhbëj SPAK. Kë atë që e mbështet 70% e shqiptarëve?”, tha Kadilli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos