Begaj fut në sherr Rregullatorin. Debat për dekretin, nuk miratohen afatet për Himarën

Nga A2 CNN
9 Korrik 2024, 18:20 | Politikë

Begaj fut në sherr Rregullatorin. Debat për dekretin, nuk miratohen

Komisioni Rregullator i KQZ-së nuk arriti të miratojë projektvendimin me afatet për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës.

Projektvendimi mori 3 vota pro dhe 2 kundër, teksa për miratimin e tij nevojiteshin 4 vota. Anëtarët Muharrem Çaka dhe Helga Vukaj votuan kundër, duke arsyetuar se duhej pritur deri te premten sa të shprehet Gjykata Administrative nëse do bënte sigurim padie për kërkesën e Alfred Belerit për pezullim të dekretit të Presidentit.

Anëtarët e tjerë që votuan pro theksuan se dekreti është në fuqi dhe është detyrues për institucionet e tjera.

Përfaqësuesi ligjor i PS, Eridian Salianji, e quajti këtë qasje si shpërdorim detyre.

“Ju miratoni vetëm afate, nuk i bllokoni dot zgjedhjet. Zgjedhjet bëhen në bazë të Kodit Zgjedhor, në bazë të ligjit”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos