Presidenti Bajram Begaj ka pritur të enjten në zyrën e tij disa ish- luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan A2 CNN.
“Me luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, që u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. Kjo ngjarje duhet të marrë vlerën e peshës historike, pasi aty u ndez flaka e madhe për çlirimin e Kosovës, bërthamë e parë e UÇK-së. Nder përjetë të gjithë atyre që sakrifikojnë për shqiptarinë!”, shkroi Begaj në një postim në Facebook. (A2 Televizion)