Belind Këlliçi paraqitet në SPAK: Dosja "5D" nuk mund të mbyllet me kaq

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 09:53 | Politikë

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK: Dosja "5D" nuk mund

Ish kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është paraqitur në orët e para të mëngjesit të së hënës në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion.

Sipas burimeve për A2, Këlliçi ka shkuar në SPAK në lidhje me kallëzimet që ai ka bërë më herët, në lidhje me dosjen "5 D".

Përpara gazetarëve, Këlliçi deklaroi se hetimi i SPAK për këtë dosje nuk mund të mbyllet vetëm me personat ndaj të cilëve është marrë një masë sigurie.

“Për ato pjesë që janë pjesë e sekretit hetimor që më është kërkuar mos t’i bëj publike nuk do t’i bëj por po ndalem në deklaratat e mia. I qëndroj kërkesës për zbatimin e rekomandimit të Apelit GJKKO të hetimit të Jola Bejkos që ka deklaruar në komunikime private se hoteli është në pronësi të Lali Erit. Të zbulohet roli i administratorit ndaj të cilit nuk ka asnjë masë. Dëshmia e tij mund të jetë kyç për zbardhjen e aferës. Të zbulohet roli i titullarëve të autoritetet kontraktor, Veliaj dhe ish zv kryetari i bashkisë Tiranë, Mazniku. Kërkova nga SPAK të hetojë krimet zgjedhore dhe të evidentohet dëmi në buxhet dhe të sekuestrohen asetet e këtyre shtetasve e t’i kthehen qytetarëve”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos