PS apo PD, kush ka qenë më dashamirëse me çështjen çame? Ja si përgjigjet kreu i PDIU

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2024, 21:06 | Politikë

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet se kush nga partitë e mëdha ka qenë më dashamirëse me çështjen çame.

Idrizi u përgjigj: “Jam munduar gjithë kësaj kohe që çështja e shqiptarëve të Çamërisë mos të jetë çështje dëshirash, por të jetë një çështje serioze e shtetit shqiptar dhe e çdo force politike. Fillimisht, kam ndjerë befasi kur shumë nga udhëheqësit e mëdhenj të kombit shqiptar as nuk e kishin idenë e Çamërisë. Dikush më thonte “unë kujtoja se flisje për ilirët”, dikush tjetër më thonte se e dinte Çamërinë vetëm ato 7 fshatrat në Konispol. Besoj se problemi ka ardhur nga sistemi komunist”.

“Kjo çështje i bën nder të gjitha forcave politike dhe ka vend për të bërë më shumë nga të dyja forcat politike të mëdha. Rama ndihmoi në ngritjen e varrezave të Kllogjerit, pastaj u bënë avancime për varrezat e ushtarëve grekë e toponimeve, pastaj nisën tensionet për çështjen e detit”, shtoi Shpëtim Idrizi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos