Berisha cakton vendin, orarin dhe sloganin e protestës së 16 majit

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 16:03 | Politikë

Berisha cakton vendin, orarin dhe sloganin e protestës së 16 majit

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sali Berisha ka bërë të ditur se protesta e PD-së do të mbahet më 16 maj në orën 17:00 në Bulevardin Zogu I.

“Grabisin zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë!”, është slogani i kësaj proteste, e cila vjen vetëm 6 ditë pas zgjedhjeve.

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Berisha niset për në Bruksel 

Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Burime brenda Partisë Demokratike konfirmojnë për A2 CNN se udhëtimi do të jetë brenda ditës, pasi të premten do të jetë udhëheqës i protestës në orën 17:00.

Kryetari i PD do të marrë zyrtarisht pjesë në samitin e IDU - Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar - një organizatë e partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga e gjithë bota , por agjenda e tij e plotë nuk është bërë ende publike.

Protesta është thërritur në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe liderët e të gjithë shteteve të BE, ai i Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve kandidate do të jenë në Sheshin Skënderbej ku edhe do të zhvillohet samiti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos