Braçe drejt mandatit në Tiranë: Faleminderit, por nuk ka mbaruar gjë akoma

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 12:33 | Politikë

Braçe drejt mandatit në Tiranë: Faleminderit, por nuk ka

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave në Tiranë vijon për kandidatët dhe ende mbeten shumë kuti për t’u hapur, Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për kujdes dhe transparencë maksimale në numërim.

“SHUMË FALEMINDERIT PËR URIMET, POR NUK KA MBARUAR GJË AKOMA!” – shkruan Braçe, duke theksuar se çdo votë duhet të numërohet deri në fund dhe se rëndësia e procesit nuk është thjesht për të shpallur fitues, por për të respektuar vullnetin e popullit.

Ai drejtohet me një “lutje të përsëritur” ndaj numëruesve:
“Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, mos u bëni pjesë e shkeljes së ligjit duke ia marrë votën njërit e ia dhënë tjetrit.”

Braçe thekson se çdo përfaqësues ka mbajtur shënime gjatë numërimit të votave për partitë dhe se tashmë çdo akt është i verifikueshëm në mënyrë të plotë, përmes CD-ve dhe sistemit online. Ai paralajmëron se çdo manipulim do të përballet me ligjin.

“Unë nuk i prek votat e askujt, por nuk do fal askënd që prek votat në dëm jo vetëm timin, por të një procesi që duhet të ruajë integritetin deri në fund – nga Kamza në Njësinë 5 ku jam unë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos