Berisha: Dokumenti sekret i Sorosit i vitit 2013 parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 13:24 | Politikë

Berisha: Dokumenti sekret i Sorosit i vitit 2013 parashikonte

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se një dokument sekret i hartuar nga fondacioni i Xhorxh Sorosit në vitin 2013 parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës. Në një konferencë për mediat, Berisha thekson se dokumenti përfshinte tre reforma kryesore; atë kushtetuese, të drejtësisë dhe zgjedhore, të cilat, sipas tij, u hartuan dhe u diktuan nga bashkëpunëtorë të Sorosit.

“Në vitin 2013, fondacioni i Xhorxh Sorosit në Shqipëri harton një dokument sekret, tani imagjinoni, mafioz ë, në një vend përpilon dokumentin sekret mbi Shqipërinë e ardhshme. Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte:

1-Reformën konstitucionale apo kazmën konstitucionale.

2-Reformën e drejtësisë.

3-Reformën zgjedhore.

Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, e narkoregjimit të Edi Ramës në Shqipëri”, shprehet Berisha.

Ai akuzon Sorosin dhe rrjetin e tij për ndikim të drejtpërdrejtë në Shqipëri, duke e lidhur me krijimin e një regjimi të kontrolluar nga droga dhe reformën në drejtësi.

“U mobilizuan presione të jashtëzakonshme që një reformë shkatërrimtare për sistemin e drejtësisë t’u imponohej shqiptarëve. Xhorxh Soros është kryespekulanti i planetit që lobonte në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogërave me rezolutë në OKB. Pra, midis ndërtimit të narkoshtetit në Shqipëri dhe qëndrimeve pajtuese me drogën të Xhorxh Sorosit është një linjë politike e qartë. Institucionet e Shqipërisë u vunë që të gjitha nën kontroll të drogës dhe narkoshtetit”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos