“Manja ka shtuar kostumet në gardërobën e tij”, Berisha: Balla liroi dy terroristët

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 10:18 | Politikë

“Manja ka shtuar kostumet në gardërobën e tij”,

Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani në të hënën e e parë të muajit ku duhet të paraqitet në këtë institucion për të zbatuar masën e detyrimit për paraqitje.

Kreu i demokratëve u shpreh se pavarësisht denoncimeve të njëpasnjëshme, SPAK dhe kreu i saj nuk kanë reaguar për Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën që sipas tij kanë lidhje me grupet kriminale dhe dalin në shumë përgjime.

“Ndaj dhe sot dhe përgjithmonë ai do të mbetet në analet si Altin Troplini dhe avokatit të karteleve të drogës. Ju jeni dëshmitarë se kam paraqitur para jush bashkëpunimin e Ballës me Suel Çelën. Bisedën e famshme ku i thotë Suelit se “ne po i arrestojmë kundërshtarët dhe ju do jepni votat”. Bisedën tjetër telefonike ku Sueli i thotë Ballës se duhet të shkonte të nxirrte nga burgu dy terroristë që i vunë tritolin Lulzim Kullës në biçikletë. Dhe këta të dy Tao u liroi bashkë me Hallullën, që është në një organ drejtësie. Altin Hajri i thotë Çyrbes “shif pak merrja pak masat atij Olsit se u soll mirë”. Ai nuk ishte Olsi Rama por Ulsi Manja. Manja tani ka një numër të madh kostumesh në gardërobën e tij. Të gjitha këto mbrohen nga Altin Troplini. Por bashkëpunimi i tij me krimin do të marrë ndëshkimin e merituar”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos