Berisha: Endri Fuga është arratisur!

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 10:43 | Politikë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur dyshimet për “zhdukjen” e Endri Fugës, drejtori i Komunikimit të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat para SPAK ku shkoi për të zbatuar masën e detyrimit për paraqitje, Berisha tha se Fuga u zhduk pasi u thirr nga SPAK.

“A dini gjë ku është Endri Fuga? Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit? A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi. Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë? Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos