Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se ministrja e Brendshme, Albana Koçiu është “mashtruese publike”.
Kreu demokrat iu referua deklaratës së dhënë prej Koçiut se policia nuk ka asnjë lidhje me sigurinë në gjykata, shkruan A2.
Ministrja u përgjigj: “Tani u bë e qartë se kush ka qenë nxitësi i gjuhës së urrejtjes dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në gjithë këtë politikë parlamentare. Meqenëse ju dëgjova të gjithëve dhe kishit merakun e njoftimit tim zyrtar. Gjuha e përdorur sikur unë kam mashtruar, është shkelje. Ju e dini shumë mirë se nëse do të kishte përgjegjësi një polic, sot do të ishte në arrest. Policia e Shtetit ka kryer veprimet e veta në përputhje të plotë ligjore”.
Pas replikave të Flamur Nokës me ministren, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi të drejtën e fjalës deputetit demokrat për ditën e sotme.
(A2 Televizion)