Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me një postim të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ku shkruante se kishte zhvilluar një takim me zyrtarin e CDU-së, Elmar Brok.
Rama shkroi se Brok e kishte uruar për fitoren dhe i kishte thënë “Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart”.
Ndërkohë në mesazhin e tij në një deklaratë për mediat, Berisha shkruan se Brok mbetet një mik i tij dhe i shqiptarëve dhe sipas ish-kryeministrit, urimi i tij për Ramën ishte ironi.
“Ai mbetet një mik, dhe urimi i tij është një ironi. Është një ironi, mos e pyet. Ai është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë të tyre. Urimi është ironi”, është shprehur Berisha.
Kujtojmë se Brok ka qenë edhe deputet në Parlamentin Europian si dhe ka mbajtur atje postin e kryetarit të komisionit të Jashtëm. (A2 Televizion)