Berisha akuza mazhorancës për 11 majin: Vratë votën e diasporës, sollët 28 deputetë nga klanet e drogës

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 12:19 | Politikë

Berisha akuza mazhorancës për 11 majin: Vratë votën e

Sali Berisha, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, u rikthye në Kuvend me akuza të ashpra ndaj mazhorancës për atë që ai e quan manipulim dhe vjedhje të procesit zgjedhor.

Kreu i PD deklaroi nga foltorja se Edi Rama angazhoi krimin e organizuar për të fituar në këto zgjedhje, teksa shtoi se 28 deputetë në Kuvendin e ri janë zgjedhur nga klanet e drogës.

“Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur vendi. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve, Edi Rama përdori 76 milionë dhuratë për 48% të votuesve. Pasi fali 200 milionë euro, gjoba dhe kamata për të marrë votat, pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Evropë. Deputetët e karteleve po iu zëvendësojnë në parlament. Vetëm Arkendi që mori 2000 vota në 2021, mori këtë vit 5000 vota më shumë se Rama. Klanet e vrasësve, drogës sjellin në këtë parlament 28 deputetë.

Iu mblidheni këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu i juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve me kanabis në mbarë vendin. Votën e parë të diasporës e manipuluat në mënyrën më të egër. 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën. Do të ishte më e ndershme që në parlament të ulej, Troplini, Hajri, Çela, Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët iu përdorin si lecka politike”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos