“Parlamenti një bodrum i mafies”, Berisha: Më mirë të kishin ardhur bosët e karteleve në Kuvend

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 12:27 | Politikë

“Parlamenti një bodrum i mafies”, Berisha: Më mirë

Pas mbylljes së seancës së Kuvendit për disa minuta, Sali Berisha ka folur edhe njëherë përpara gazetarëve në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit.

Berisha u shpreh me ironi se do të ishte më mirë që në parlamentin e ri të uleshin bosët e drogës që zgjodhën të paktën 28 deputetë në zgjedhjet e fundit, pasi sipas tij, të paktën ata do të ishin të vërtetë.

“Kësaj i thonë kur parlamenti kthehet në një bodrum të mafias. Nuk respekton asnjë rregull apo ligj. Parlamenti po përdoret si një dyqan privat. Kjo ishte një seancë e turpshme, ku pas një farse elektorale, në vend që qytetarët të dëgjonin faktet dhe opozitës për atë që ndodhi më 11 maj, ka ta mbathin për disa minuta.

Ishte më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve, ata janë të vërtetë, këta janë shërbëtorë. Ajo që dua të garantoj është vendosmëria e opozitës për të mbrojtur kauzën për votën e lirë. Në parlamentin e ri nuk do ketë deputetë. Do përcaktojmë aksionin, format e qëndresës janë të pranueshme”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos