Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një foto me zyrtarin e CDU-së, Elmar Brok. Para zgjedhjeve të 11 majit, Brok mbështeti Sali Berishën dhe Partinë Demokratike, duke ardhur edhe në Tiranë.
Rama zbuloi edhe një pjesë të bisedës me zyrtarin e CDU.
"Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!
Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!
Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër ????????????????????".
Brok ke qenë edhe deputet në Parlamentin Europian si dhe ka mbajtur atje postin e kryetarit të komisionit të Jashtëm. (A2 Televizion)