Berisha në Baldushk: Bujqësia në këto vite pësoi një rrokullisje të vërtetë, sepse qeveria e braktisi

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 17:45 | Politikë

Berisha në Baldushk: Bujqësia në këto vite pësoi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me banorët e Baldushkut, deklaroi se qeveria e ka braktisur bujqësinë.

"Në zonën rurale punësohen rreth 500 mijë shqiptarë dhe kjo zonë jep rreth 19% të prodhimit të përgjithshëm të vendit. Në këtë aspekt, asnjë sektor nuk është më i rëndësishëm se sa sektori i bujqësisë në Shqipëri. Përveç kësaj, Shqipëria është e vërtetë që ka tokë pak, kjo është e njohur. Por, Shqipëria ka tokë pak në rast se marrim parasysh fushën, ultësirën bregdetare dhe fushën. Por në qoftë se, kemi parasysh që toka e Shqipërisë në të gjithë territorin e saj është një tokë shumë pjellore, është një tokë tërësi plot ujë, është një tokë që prodhon dhe vetëm injorimi i saj ka bërë që të dalin sipërfaqe tokë pafund. Nuk ka tokë më pjellore se toka e këtij vendi", tha Berisha, shkruan A2.

"Ndaj dhe, për ne sektori i Bujqësisë dhe Bujqësia. Siç e shihni, kjo qeveri e ka harruar fare fjalën bujqësi, se kjo nuk e përmend fare, është një përparësi shumë e madhe. Bujqësia gjatë këtyre viteve pësoi një rrokullsje të vërtetë. Rrokullisja e saj erdhi sepse, qeveria në vend se të shtonte nga viti në vit subvencionet për fermerët. Çdo vend, që mendon dhe dëshiron të zhvillojë bujqësinë, pa përjashtim çdo vend, subvencionon fermerin, mbron fermerin, i jep atij mundësinë të ketë sukses në punën e tij. Por, kjo nuk ndodhi", shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos