Administrata Trump vendosi tarifa edhe për Shqipërinë, vjen reagimi i Sali Berishës

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 14:25 | Politikë

Administrata Trump vendosi tarifa edhe për Shqipërinë, vjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për tarifat e vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump ndaj vendeve të Europës, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Përmes një konference për mediat, Berisha tha se pas zgjedhjeve të 11 majit, qeveria e PD-së (nëse fiton) do të bëjë negociata të hapura me SHBA-të për tarifat, shkruan A2 CNN.

Ai tha gjithashtu se ishte optimist, pasi sipas tij, për Shqipërinë janë përdorur, në një shikim të parë, tarifat më të ulëta se për vendet e tjera. E njëjta gjë sipas tij është edhe për Kosovën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Qeveria e PD-së, pas 11 majit do të ketë në axhendën e vet, negociatat e hapura, transparente me qeverinë e SHBA-së, për çështjen e tarifave.

Jam optimist, sepse nëqoftëse ju keni konstatuar, për Shqipërinë janë përdorur, në një shikim të parë, tarifat më të ulëta se në vendet e tjera, edhe për Kosovën e njëjta gjë.

Kështu që unë këtë koment kam për tarifat.

Një gjë dua të ju them. Që kur ka dalë kjo çështje, unë e kam ndjekur, por çfarë kam konstatuar. Në disa shkrime serioze, kam konstatuar vendet e tjera kishin vendosur kishin vendosur tarifa shumë më të larta ndaj prodhimeve amerikane se sa SHBA ndaj vendeve të tyre. Ky ishte një studim krejt i paanshëm, madje mund të thosha një studim nga linja që nuk janë shumë në këtë orientim.

Nëqoftëse një veturë jo prodhim amerikan, tarifohej me 3% në SHBA, vetura amerikane tarifohej me 10%, me trefishin e saj. Por reale, mund të them se kishte vend që kishte 17% tarifën, ndërkohë që SHBA e kishte tarifën 3% për ta. Çështja e tarifave është një çështje globale e cila nuk mund të jetë njëanshmëri, nuk shkohet me njëanshmëri se dihet ndikimi që ka në prodhim.

Ajo që dëgjuat këtu, ‘Made in Albania’ është drejtim themelor i kohës për ekonominë. Prodhim, prodhim, prodhim. Sepse shpërndarja e pabarabartë e prodhimit, rënia vetëm pas komponentit financiar, rrezikojnë për ekonomi jo të qëndrueshme.

Pra ky është komenti im për tarifat, negociata, negociata, negociata, pas 11 majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos